Mëngjesin e sotëm rreth orës 3.40 në qarkoren e Shkupit, në drejtim të autostradës Tetovë – Veles, në afërsi të hyrjes së Radishanit, makina e tipit “Apel Astra” me targa të Shkupit e cila ka qenë e drejtuar nga personi me iniciale M.A (40) po ashtu nga Shkupi ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.
Në vendngjarje ka ndërruar jetë shoferi i makinës, derisa bashkudhëtarët B.N (42) dhe A.S (29) kanë pësuar lën dime të rënda trupore.
I menjëhershëm ka qenë intervenimi i ndihmës së shpejtë dhe janë dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”.