Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksident i tmerrshëm, 6 të vdekur, edhe një shtetas i Maqedonisë

Aksident i tmerrshëm, 6 të vdekur, edhe një shtetas i Maqedonisë

Si pasojë e një aksidenti në mes të dy kamionëve në Italinë veriore, jetën e humbën gjashtë persona. Në mesin e viktimave kanë qenë edhe dy fëmijë, lajmëron Agjencia italiane e lajmeve Ansa, pas aksidentit që ndodhi të martën në autostradën 21 në mes të Brescia dhe Manerbio. Një automjetit cisternë i ka dalur flaka pasi është përplasur me një kamion tjetër, shkruan Shtegu.com

Motivi i saktë i shkaktimit të aksidentit ende është i paqartë. Gazeta „La Repubblica“ informon se një veturë me autotarga franceze është përfshirë nga flakët e shkaktuara pas përpasjes së dy kamionëve, përcjellë Shtegu.com. Tre të rriturit në veturë dhe dy fëmijë kanë humbur jetën. Viktima e gjashtë është vozitësi i njërit nga kamionët e përfshirë në aksident dhe është shtetas maqedonas me vendbanim në Piemonte, kanë njoftuar mediat italiane.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments