Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksident i rëndë, vetura del nga autostrada dhe futet në oborrin e...

Aksident i rëndë, vetura del nga autostrada dhe futet në oborrin e shtëpisë (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Saraj të Shkupit, raporton Televizioni SHENJA. Një veturë me targa të Serbisë ka dalë nga qarkorja e autostradës në afërsi të Sarajit duke përfunduar kështu në oborrin e një shtëpie.

Sipas dëshmitarëve ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 e 25 të mëngjesit dhe në veturë ka qenë vozitësja, një grua 36-vjeçare. E vetmja e lënduar mësohet të jetë vetëm vozitësja, ndërkaq në veturë raportohet se ka pasur një karrocë për fëmijë.

Megjithatë, për shkak të shokut të përjetuar, gruaja nuk ka arritur të konfirmojë nëse me të ka pasur ndonjë fëmijë ose jo në veturë. Shoferja është dërguar në spital dhe gjendja shëndetësore e saj për momentin nuk dihet.

Banorët thonë se policia ka arritur në vendngjarje në orën 7 e 10 minuta. Akoma nuk dihet cilat kanë qenë shkaqet e këtij aksidenti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments