Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAksident i rëndë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksident i rëndë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar në një aksident rrugor ndodhur mbrëmë në Shkup.

Aksidenti ndodhi kur automjeti është përplasur në një shtyllë në bulevardin “Brigada e Tretë e Maqedonisë” afër Rade Konçarit.

Policia bëri të ditur se në aksidentin ka vdekur Z.V. (1966) i cili e ka drejtuar makinën “BMV”, ndërsa janë lënduar M.K (2000) dhe K.K. (1993). Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:50. ndërsa pas aksidentit ka intervenuar edhe Brigada Zjarrfikëse Territoriale e Qytetit të Shkupit.

Gjashtë aksidente për 24 orë në Shkup

Katër persona janë lënduar më lehtë në dy nga gjithsej gjashtë aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin SPB të Shkupit. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Nëntë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, pesë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve për të kaluar.

Nga trafiku janë përjashtuar dy shoferë janë përjashtuar nga trafiku para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit dhe gjashtë shoferë fillestarë, si dhe shtatë automjetet të paregjistruara. Janë sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar jashtë vendkalimeve për këmbësorë, dhe tre kanë kaluar në dritë të kuqe. Janë hasur edhe 67 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 81 automjete. Sektori për parandalim pranë SPB Shkup në suaza të aksionit trafiko-edukues “T’i mbrojmë fëmijët në trafik” do të realizojë punëtori edukative me nxënës të klasës së katërt të SHFK “Goce Dellçev” e cila ndodhet në rajonin e Komunës Ilinden.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!