Në rrugën Strugë-Dibër, në Vranisht dje ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përplasur një kamion me targa të Ohrit si dhe dy makina me targa të Strugës ku i lënduar ka mbetur 65 vjeçari nga fshati Vranishtë njofton MPB-ja.
65 vjeçari është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Ohër ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.Policia njofton se ka kryer hetimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.(Struga Ekspres)