*Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur dhe një person të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Sarandë.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”, ndërsa viktima janë dy vajza nga Delvina.
I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë.
Mësohet se automjetet janë përplasur “kokë më kokë”.
Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse në vendin e ngjarjes.