Dy persona, prej të cilëve njëri adoleshent, janë lënduar në një aksident të rëndë komunikacioni që mbrëmë ka ndodhur në rrugën magjistrale Ohër-Resnjë, në udhëkryqin për tek fshati Kuraticë.
SPB Ohër njofton se aksidenti ka ndodhur në orën 20:15 mes makinës “seat leon” me targa të Manastirit e drejtuar nga M.D (23) nga Manastiri dhe makinës “reno klio” me targa të Ohrit, e drejtuar nga G.K (22) nga Ohri.
“Në aksident lëndime të rënda ka marrë G.K dhe vajzë adoleshente, bashkudhëtare në veturën reno klio. Ata janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm, ndërsa më vonë në spitalin “Shën Erazmi” ku edhe kanë marrë trajtimin mjekësor”, tha zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.
Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Ohër.