Thursday, April 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksident i rëndë në rrugën Kërçovë-Gostivar, 4 persona përfundojnë në spital

Aksident i rëndë në rrugën Kërçovë-Gostivar, 4 persona përfundojnë në spital

Katër persona janë dërguar në Spitalin e Gostivarit me lëndime që pësuan në një aksident automobilistik që përfshin dy vetura në magjistralen Gostivar-Kërçovë.

Sipas SPB Tetovë, sot rreth orës 12:30 është raportuar një aksident trafiku në magjistralen Gostivar-Kërçovë, në afërsi të guroreve.

Në aksident u përfshinë dy vetura “Fiat Bravo” me targa të Shkupit dhe “Chevrolet Spark” me targa të Ohrit.

Katër persona u plagosën, tre nga automjeti “Chevrolet” dhe njëri nga “Fiat Bravo”, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për kujdes mjekësor.

Në vendngjarje kryhet inspektim nga një ekip nga Stacioni Policor Gostivar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments