Aksident i rëndë në Qafethanë, përplasen “kokë më kokë” 3 makina

0
16

FOTO ILUSTRUESE
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Përrenjas- Qafë Thanë, ku 3 automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën.)

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Pishkash, ndërkohë që raportohet se të paktën 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërguar në spitalin e Përrenjasit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia ende nuk ka zbardhur shkaqet e plota të aksidentit të rëndë, por burime zyrtare bëjnë me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5