Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:20 në rrugën Veles – Shtip, afër Novo Sellës.
Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një furgon, nga përplasja mbetet i vdekur një person dhe lëndohen disa të tjerë, shkruan TetovaSot.
Policia e Velesit thotë se përplasja është midis një furgoni mallrash me targa të Shkupit dhe një autobusi me targa të Kratovës.
Të gjitha automjetet e ambulancës së Velesit kanë transferuar të lënduarit në spitalin e Velesit. Disa nga pasagjerët e plagosur thonë se në autobus kishte mbi dhjetë persona.
E gjitha ndodhi papritur dhe askujt nuk i kujtohet se si u përplas autobusi me furgonin.
Për momentin, nuk dihet numri i të plagosurve dhe nëse ndonjë prej tyre është në rrezik. Viktima me shumë gjasa është shoferi i furgonit.
Policia dhe ndihma e shpejtë është në vendin e ngjarjes dhe po hetohen gjithçka që lidhet me aksidentin./TS