Tuesday, April 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksident i rëndë/Humb jetën një shtetase e Gjermanisë

Aksident i rëndë/Humb jetën një shtetase e Gjermanisë

Një grua 62 vjeçare nga Gjermania ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur dje në magjistralen Negotinë – Demir Kapi, njoftoi sot pasdite për AIM, zëdhënësi i SPB Veles, Riste Samarxhiev.

“Dje në ora 11:20 në DPB Negotinë është raportuar se në magjistralen Negotinë – Demir Kapi, M.A.(36) nga Republika Federale e Gjermanisë, duke drejtuar veturën e pasagjerëve “BMW” me shenja kombëtare gjermane, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga”.

“Në aksident bashkëudhëtarja S.A.(62) nga Republika Federale e Gjermanisë ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Dy pasagjerë të mitur kanë pësuar lëndime trupore që janë konstatuar në spitalin e Kavadarit. Kontroll në vendin e ngjarjes është kryer nga prokurori publik dhe ekipi i këqyrjes nga DPB Negotinë”, sqaroi Samarxhiev.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments