Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksident fatal në magjistralen Kërçovë-Gostivar, humb jetën 54 vjeçari

Aksident fatal në magjistralen Kërçovë-Gostivar, humb jetën 54 vjeçari

Mbrëmë (14 shkurt), dhjetë minuta pas mesnate, në magjistralen Gostivar – Kërçovë, afër urës së Novoselllës, vetura “BMW” me targa zvicerane, e drejtuar nga M.S. (54) nga Kërçova ka devijuar dhe ka fluturuar jashtë rrugës. Në aksident, M.S. ka ndërruar jetë në vend, kurse pasagjeriët N.S. (52) dhe L.A. (52), gjithashtu nga Kërçova kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore. Skena e aksidentit është inspektuar nga Prokurori Publik dhe ekipi nga DPB Gostivar. Me urdhër të Prokurorit Publik, ndaj trupit të pajetë të të ndjerit M.S. do të kryhet autopsi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments