Më 17 korrik 2025, në orën 01:40 të mëngjesit, në Departamentin e Policisë së Ohrit është raportuar se në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum, midis lagjes “Raça” dhe hyrjes së vjetër të hotelit “Park”, një motoçikletë i drejtuar nga një 16-vjeçar nga Ohri, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë metalike.
Ai pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, ku ndërroi jetë nga plagët e marra. Pasagjeri i tij, gjithashtu një 16-vjeçar nga Ohri, pësoi lëndime të rënda, të cilat u diagnostikuan në Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmi” në Ohër.
Me autorizim nga prokurori publik, një ekip i MPB- Ohër ka kryer inspektim në vendin e aksidentit.(Struga Ekspres)