AKI – Strugë: Mendi Qyra në mbrëmje me VMRO-në, ditën mashtron qytetarët

0
128

Reagim i Aleancë Kombëtare për Integrim – Strugë

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Në mbremje në shtab të Vmro Dpmne-së, ndërsa ditën tjetër mashtron qytetarët

Dyftyrësi politike dhe mungesë integriteti – rasti i Mendi Qyrës

Aleanca Kombëtare për Integrim – Dega Strugë, reagon ndaj deklaratave kontradiktore dhe qëndrimeve të dyfishta të Mendi Qyrës, i cili në mbrëmje shihet në shtabet e VMRO-DPMNE-së, ndërsa ditën deklaron publikisht se nuk ka asnjë marrëveshje me ta.

Kjo është hipokrizi politike e papranueshme për qytetarët e Strugës dhe për çdo njeri që e ndjen përgjegjësinë kombëtare.
Ne, në AKI Strugë ku bënë pjesë edhe BDI, ASh dhe gjith të tjerët , nuk jemi pjesë e lojërave të fshehta, të pazareve politike e as të marrëveshjeve që në të kaluarën i kanë sjellë dëm shqiptarëve të Strugës.

Aleanca Kombëtare për Integrim është dhe mbetet forca që bashkon shqiptarët, me vizionin e doktor Arsim Dalipit dhe Faton Pollozhanit – dy figura që mishërojnë besimin, profesionalizmin dhe vlerat e këtij qyteti.

Asnjë votues i AKI-së nuk mund të mbështesë lojëra të tilla, sepse kauza jonë është kombëtare dhe e pastër.

Z. Qyrë i ka obligim qytetarëve të Strugës të sqarojë edhe marrëveshjen e vitit 2009 me VMRO-DPMNE, e cila solli pasoja të rënda për përfaqësimin shqiptar në vendlindjen e tij – ku atëherë fitoi kandidati i VMRO-së në Bixhovën e tij, pasi që si kandidat nuk pati fatin te futet në raund të dytë.

Historia nuk harrohet, dhe populli e di mirë se kush e përdori besimin e shqiptarëve për interesa të ngushta personale.

AKI Strugë e fton publikisht çdo subjekt dhe individ politik të dalë hapur me qëndrime të qarta, të sinqerta dhe të përgjegjshme.
Koha e dyftyrësisë ka mbaruar.
Struga do të zgjedhë rrugën e dinjitetit, të bashkimit dhe të zhvillimit – me Arsim Dalipin dhe Faton Pollozhanin.

Aleanca Kombëtare për Integrim – Strugë
🟢 Ideal kombëtar. Vizion për Strugën.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5