AKI Strugë: Lista me Faton Pollozhanin në krye është e vetmja që mbron dinjitetin, jo interesat individuale
Në këtë garë politike, ku shumë flasin për ndryshim por pak e kuptojnë domethënien e tij, Aleanca Kombëtare për Integrim – Strugë po dëshmon se dallimi qëndron në vlera, jo në fjalë.
Lista me Faton Pollozhanin në krye është shembulli më i qartë se politika mund të ketë fytyrë njerëzore, të ndershme dhe me dinjitet.
Në një kohë kur disa listat tjera janë ndërtuar mbi marrëveshje personale, interesa biznesi apo pazare politike,
lista jonë është ndërtuar mbi besimin, sakrificën dhe përfaqësimin e vërtetë të qytetarit strugan.
“Ne nuk kërkojmë pushtet për vete, por përgjegjësi për qytetin,” – theksoi Faton Pollozhani, bartës i listës së AKI-së.
Kjo është arsyeja pse lista e Aleancës Kombëtare për Integrim po fiton çdo ditë më shumë mbështetje:
sepse ajo mbron dinjitetin e Strugës, jo interesat e individëve.
🗳️ Më 19 tetor, Struga zgjedh dinjitetin.
Voto numrin 4 – për Dr. Arsim Dalipin dhe Faton Pollozhanin.
#AKIStrugë #FatonPollozhani #Numri4 #StrugaBashkohet #DinjitetJoInteres #FitorjaHistorike