
Sot unë jam bashkuar me kandidatin e pavarur, z. Besnik Asani. Ky bashkim nuk është vetëm një lëvizje politike, por një mesazh i qartë dhe i fuqishëm për drejtimin e ri që unë dua t’i jap Strugës.
Unë besoj se integriteti, profesionalizmi dhe vlerat janë mbi interesat e ngushta partiake. Kur njerëzit e ndershëm bashkojnë forcat, fitorja nuk është vetëm qëllim – ajo bëhet domosdoshmëri.

Me këtë hap, unë i hap rrugë një administrate të pastër, larg korrupsionit, klientelizmit dhe pazareve politike që e kanë dëmtuar qytetin tonë për vite me radhë.
Me këtë bashkim, unë rris: ✅ Pastertinë në qeverisje
✅ Transparencën dhe llogaridhënien
✅ Unitetin e qytetarëve pa dallime
✅ Profesionalizmin e institucioneve
✅ Kapacitetin e vendimmarrjes moderne
✅ Besimin e qytetarëve tek politika
Kur unë i rikthej politikës qytetarin, kur profesionistët marrin përgjegjësi dhe kur njerëzit me vullnet të mirë bashkohen, qyteti ngrihet. Struga meriton lidership që punon, jo lidership që justifikohet.
Struga e së ardhmes, ashtu siç e shoh unë, duhet të jetë:
🌍 Qytet i zhvillimit ekonomik dhe turizmit modern
🛂 Vend që lufton korrupsionin në rrënjë
📚 Qendër arsimore dhe kulturore e përparimit
⚕️ Qytet me shërbime më cilësore për qytetarët
🤝 Shembull i bashkëjetesës dhe respektit
Bashkimi im me Besnik Asanin është mesazhi më i fortë se ndryshimi është i mundur – dhe është në prag.
Ky është momenti i përgjegjësisë qytetare.
Ky është momenti ynë.
Ky është momenti i Strugës.
Bashkë fitojmë. Bashkë ngremë Strugën.
Arsim Dalipi-kandidati për kryetar komune në Strugë nga AKI!


