Hapja e shtabit në Dollogozhdë na dha një mesazh të qartë dhe të fuqishëm: Struga ka forcën, ka njerëzit dhe ka vullnetin për ndryshim!
Fshatrat e Gegnis meritojnë hyrje të reja në qytet, rrugë të zgjeruara e moderne dhe parkingje që u shërbejnë qytetarëve. Struga meriton sheshe për të gjithë, plane afatgjata dhe një plan gjeneral urbanistik që i kthen qytetit rendin dhe vizionin.
Nuk kemi kohë për të humbur , përpara nesh ka shumë punë! Struga nuk duhet të betonizohet vend e pa vend – Struga duhet ta rikthejë identitetin dhe bukurinë e saj, të bëhet qyteti që zgjon nostalgjinë dhe krenarinë e çdo strugani, këtu dhe në diasporë.
Prania juaj sot është dëshmi se forca është me ne. Nga këtu nis ndryshimi. Nga këtu nis fitorja e madhe!
AKI-Strugë