Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAhmeti për kryeministrin shqiptar: Çdo gjë është e mundur, erdhi koha (VIDEO)

Ahmeti për kryeministrin shqiptar: Çdo gjë është e mundur, erdhi koha (VIDEO)

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti edhe sot në facebook ka shkruar se ka ardhur koha për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e veriut.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Ahmetit!

Erdhi koha të dashur miq, #KryeministërShqiptar

Erdhi koha të dashur miq, të bashkohemi sepse kur jemi bashkë, çdo gjë është e mundur, ashtu siç ishim bashkë që nga lufta e UÇK-së gjer tek zgjedhja e Kryetarit shqiptar të Kuvendit, anëtarësimit në NATO dhe negocimit me Bashkimin Europian.

Në postimin e Ahmetit është ngjitur edhe një video në të cilën thuhet:

“Ky është vendi ynë, vendi për të cilin kemi luftuar. Ne kemi një pjesë të barabartë në historinë e tij, në trashëgimin e tij, në kulturën e tij, ekonominë e tij, në të ardhmen e këtij vendi. Dhe tani është kohë për një pjesë të barabartë në vendimmarrje. Në këto zgjedhje kërkojmë kryeministër shqiptar i cili do të jetë kryeministër i të gjithëve, kryeministër i barazisë, me vende të barabartë të punës, pagave të barabarta, pjesëmarrjes së barabartë në Qeveri, për shqiptarët dhe të gjithë”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments