Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAhmeti: Njëjtë si në Tiranë, Skënderbeun e kemi edhe në Shkup

Ahmeti: Njëjtë si në Tiranë, Skënderbeun e kemi edhe në Shkup

Në Maqedoni flamuri kombëtar shqiptarë është i zyrtarizuar. Gjobitet çdo zyrtarë që nuk e respekton këtë në Komuna dhe objekte tjera shtetërore, ka thënë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin “Opinion” në Klan TV.

“Nëse ju në Tiranë e keni Skënderbeun, edhe unë në sheshin e Shkupin e kam Skënderbeun. E Kemi edhe Hasan Prishtinën, Nexhat Agollin, Pjetër Bogdanin… Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, edhe pse duhet unë në implementimin e saj në të gjitha nivelet. Në Maqedoninë e Veriut, flamuri kombëtar shqiptarë është i zyrtarizuar. Gjobitet çdo zyrtarë që nuk e respekton këtë në Komuna dhe objekte tjera shtetërore”, tha Ahmeti, ndërsa shprehu sërish keqardhje për copëtimin e votës shqiptare.

“Para disa vitesh, kemi pasur 29 mandatesh deputetësh. Tani, një parti ka shkuar në koalicion me LSDM-në. Dy partitë tjera kanë bërë koalicion, ndërsa ne dhe partia e z.Menduh Thaçit shkojmë të vetme në zgjedhje. Mendoj se d të dalim më mirë se para katër vitesh, por përsëri nuk do të kemi mandatesh sikurse kishim dikur”, tha Ahmeti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments