Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAhmeti: Kryeministrin e bëmë ne, do ta bëjmë edhe Presidentin e parë...

Ahmeti: Kryeministrin e bëmë ne, do ta bëjmë edhe Presidentin e parë shqiptar

Ahmeti: Kryeministrin e bëmë ne, do ta bëjmë edhe Presidentin e parë shqiptar
Ahmeti: Kryeministrin e bëmë ne, do ta bëjmë edhe Presidentin e parë shqiptar
Publikuar 11:30 22 Shkurt, 2024
Nga foltorja në Selinë e BDI-së në Reçicë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim i është drejtuar kombit për të dhënë “lajmin e madhë”.

Këtë video mesazh të transmetuar në “Facebook”, Ahmeti ka thënë se nga kjo foltore është paraqitur zakonisht për të dhënë lajme të mëdha, vendime të rëndësishme dhe për të kërkuar nga populli që bashkarisht ti realizojmë synimet, si gjithmonë, për 23 vite rresht.

Shton se këtu janë sjellur vendime të guximshme dhe historike, vendime që kanë bërë ndryshimin e madh, vendime të cilat në fillim janë mohuar, pastaj janë përgënjështuar, më pas janë përqeshur, e më vonë edhe janë luftuar, por gjithmonë në fund këto ide sipas Ahmetit kanë ngadhnjyer.

“Historia na mëson që ideve të mëdha nuk ju bëhet ballë, por duhet t’ju bashkohemi sepse s’ka asgjë më të fuqishme se sa idea të cilës i ka ardhur koha. Nga kjo foltore paralajmërova ëndrrën për Kryeministrin e parë shqiptar, ëndërr të cilën bashkarisht e realizuam. Në këtë foltore e valvita zyrtarisht flamurin kombëtar dhe e fola gjuhën shqipe zyrtare, këtu i rrënuam kufijtë dhe u bashkuam me korridore, i ndërtuam universitetet shtetërore dhe e morëm hisen e barazisë në të gjitha fushat, i çliruam të gjitha institucionet nga paragjykimet etnike dhe u bëmë pjesë e NATO-së si dhe hapëm bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian. Por, rruga jonë është jo e plotë, nuk është e përfunduar dhe e siguruar përfundimisht”, deklaroi Ahmeti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!