Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAhmeti: I dhamë lamtumirën e fundit ish-presidentit Bujar Nishani

Ahmeti: I dhamë lamtumirën e fundit ish-presidentit Bujar Nishani

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri dhe kreu i komunës së Strugës, Ramiz Merko, sot mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Ahmeti thotë se është mirënjohës ndaj kontributit të Nishanit për mirëqenien mbarëkombëtare.

“Në Presidencën e Republikës së Shqipërisë me nderime të mëdha i dhamë sot lamtumirën e fundit, ish presidentit Bujar Nishani. Çdo homazh i realizuar nga personalitete dhe qytetarë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është dëshmi e mirënjohjes ndaj personalitetit të tij që kontriboi sinqerisht në çështjet e mirëqenies dhe bashkëpunimit mbarëkombëtar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty miku im!”, shkruan Ahmeti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments