Më 21 mars, 2015, është mbrëmje spektakolare e boksit profesionist, ku do të përplasen në Stadthalle Rostock, Haxhi Krasniqi me Brahmer për titull të kampionit të botës në versionin WBA dhe Agron Xhila (22—21 fitore (17 KO) dhe 1 humbje), do të luftojë për titullin e kampionit te botës në peshat e rënda GBU (Global Boxing Union) kundër boksierit nga Kenia, Bernard Adie “„The Viper of East Africa“ (12 fitore, (8KO).
Për Agron Xhilën është kjo lufta e parë në këtë vit kalendarik dhe e para pas ndeshjes që kishte më 29 nëntor të vitit të kaluar kundër kroatit Josip Jallushiq, ku shënoi fitore me KO në raundin e parë.
Është ndeshje me rëndësi të veçantë për shumë arsye dhe e vlefshme për Agron Xhilën, ndaj Agron Xhila për këtë u shpreh: “Unë mezi pres të ngjitem përsëri në ring, aty ku më së miri dij të flas, duke dëshmuar edhe një herë se shqiptarët në boksin profesionist janë të vlerësuar lartë në boksin europian”.
Për sa i përket kundërshtarit, Agron Xhila tha: “Bernard Adie ka një statistikë pozitive në karierën e tij, e sidomos në luftën e fundit që ka pasë për titullin WBC Afrika Championship ka qënë shumë mbresëlënës. Nga kjo nënkupton se nuk do ta kem aq lehtë, megjithate jamë i bindur në fitore”.
Mbështetja e publikut në Rostok do të jetë në anën e shqiptarëve, sepse në ring ngjitet edhe shqiptari tjetër Haxhi Krasniqi, për titullin e kampionit të botës në versionin WBA. “ Jemi dy shqiptar që boksojmë për titull dhe kjo nënkupton se do të ketë shumë shqiptar në palestër që do të jenë mbështetja morale nga tribunat, që do të na bëjë edhe më krenar në Rostok. Do të jetë mbrëmjë fantastike e boksit”- thotë Agron Xhila.
Për herë të parë ndeshja e kampionit botëror në WBC / IBF / WBO dhe GBU për boksier deri 24 vjeç, Agron Xhila, realizohet një ndeshje boksi nga Sauerland Events GmbH boks në skenën ndërkombëtare. GBU World Cup Dzila-Adie do të transmetohet në SAT.1 LIVE në TV dhe internet në www.ran.de.
Agron Xhila për herë të parë do të ngjitet në ring me mbështetjen e promotorit FächerSport – Sports Fan Karlsruhe (Rainer Gottwald, Wolfgang Fahrer dhe Christijan Titze), të cilët deri më tani kanë pasë nën ombrellën e vet disa boksier të rinjë në versionet WBO / GBU Intercontinental Champion dhe World Champion Vincent Feigenbutz Caroline Shrëder. Menaxher të FächerSport janë Rainer Gottwald, Wolfgang shofer dhe i Christijan Titze. Dhe pikërisht Rainer Gottwald ka qenë ai që është angazhuar që Agron Xhila të ngjitet në ring më 21 mars, në këtë ngjarje të madhe të boksit profesionist në Rostok.
Për këtë Agron Xhila shprehu edhe faleminderimet e tij ashtu siç i takon sportistëve të mëdhenjë duke thënë: “Unë dua të falënderoj Rainer Gottwald, Wolfgang Fahrer, Christian Titze dhe menaxherin tim Oliver Dütschler përzemërsisht që më krijuan mundësi të luftojë me një ngjarje të tillë të madhe të Sauerland GmbH. Unë jam shumë i lumtur, unë jam krenar të që jam tani pjesë eFächerSport. Pa dyshim kjo është lufta më e rëndësishme dhe më e madhe e karrierës sime”.
Jürgen Lutz, President i Global Boxing Union (GBU) lidhur me këtë ndeshje ka deklaruar: “Kjo është një super luftë! Xhila dhe Adie janë dy boksier të mëdhenjë dhe besoj se do të jetë ndeshje e madhe, sepse kampionet e fundit cruiserëeight GBU-botëror kanë qënë: Dimitri Kudryashov, Nuri Seferi dhe Alexander Kotlobay. (Mehmet Latifi)INA