Wednesday, July 23, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAfrim Gashi shtrohet në spital

Afrim Gashi shtrohet në spital

Kryetari i Kuvendit të RMV, Afrim Gashi, është shtruar në spital në Klinikën për Kirurgji Tretëse për shkak të një bllokimi të zorrëve, njoftoi drejtori i Klinikës, Ognen Kostovski.

Mjeku tha se sipas asaj që është e qartë deri më tani, gjendja e Gashit ka shumë të ngjarë të zgjidhet pa ndërhyrje kirurgjikale, edhe pse ai u shtrua me bllokim të zorrëve.

“Ai është pranuar në klinikën tonë dhe po trajtohet në mënyrë konservative. Po e monitorojmë gjendjen dhe deri më tani nuk kemi marrë vendim për ndërhyrje kirurgjikale. Bëhet fjalë për bllokim të zorrëve, por duket se është diçka që mund të zgjidhet në mënyrë konservative, tha për “Sloboden Peçat” mjeku Kostovski.

Gashi u shtrua në Klinikën e Kirurgjisë mbrëmë me dhimbje stomaku.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments