Sot në mëngjes në Aeroportin e Shkupit janë bërë dy aterime të fluturimeve, njëri nga Londra, ndërsa tjetri nga Geteborg. Dje për shkak të dendësisë së mjegullave dhe dukshmërisë së dobët u anuluan disa aterrime në Aeroportin e Shkupit, të cilat ishin transferuar për në Aeroportin e Prishtinës.
Nga faqja zyrtare e internetit të Aeroportit të Shkupit mund të shihet se fluturimet e caktuar prej Shkupi dhe në Shkup vonohen edhe për disa orë. Aterimi i parë mbrëmë ka ndodhur në orën 2:00, kur avioni i kompanisë “WizzAir” erdhi nga Frankfurti.
Për shkak të dendësisë së mjegullave dhe dukshmërisë së dobët disa fluturim nga Shkupi dhe për në Shkup dje ishin anuluar.