Nëna me tre fëmijë, të gjithë pozitiv me Covid-19, pas testimit në një klinikë private në Shkup, kanë tentuar të largohen nga vendi për në Norvegji duke shkelur urdhrat e epidemiologëve për izolim të detyrueshëm. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së diel, ku pas njoftimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, autoritetet e Aeroportit të Shkupit kanë parandaluar udhëtimin e familjes katër anëtarëshe, transmeton SDK.