Shkruan: Adnan Azizi
Dhe sa shpejt i bien maska, i del mashtrimi, dyftyrësia. Vetëm para 2 javëve deklaroi se shqiptarët duhet ta votojnë LSDM-në dhe jo partitë shqiptare! Sot Gjykata e Apelit, Menduhin bashkë me Sashën e shpall të pafajshëm për kurdisjen e zgjedhjeve në të kaluarën!
Edhe pse atëherë bashkëpunuat me Sashën, kundër Zajkos në Strumicë, tash nga gjykatat e kontrolluara nga LSDM Menduhi del i pafajshëm për “Bedredin prajshe”. Pra, i ranë maskat tërësisht “opozitës së dikurshme shqiptare” dhe liderit të saj Menduh Thaçi. Por ama kjo e ka një mesazh të qartë për ata që e kuptojnë. Ky rast dëshmon një fakt shumë me peshë! Faktin se pse shqiptarët kanë mbetur në këtë gjendje edhe sot e kësaj dite.
Sepse kanë qenë të udhëhequr nga një parti e fokusuar në tendera dhe krim, e në opozitë nga një parti tjetër lideri i së cilës ishte dhe mbeti i gatshëm “veren do smërt” me të gjithë, kundër shqiptarëve dhe pro interesave të tij personale!
Është koha kur shqiptarët duhet të çlirohen nga okupatorët e këtillë në politikë!