Thursday, October 2, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAdnan Azizi nga konventa e VLEN-it: Ali Ahmeti është vra*sësi i shqiponjave,...

Adnan Azizi nga konventa e VLEN-it: Ali Ahmeti është vra*sësi i shqiponjave, më 19 tetor shqiptarët do ta dërgojnë në pension

Adnan Azizi nga konventa e VLEN-it: Ali Ahmeti është vras*ësi i shqiponjave, më 19 tetor shqiptarët do ta dërgojnë në pension

Konventa promovuese e koalicionit VLEN u shndërrua në një tribunë politike të zjarrtë, ku shefi i shtabit të përgjithshëm, Adnan Azizi, lëshoi akuza në drejtim të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Në një sallë të mbushur me aktivistë dhe mbështetës të shumtë, Azizi tha se Ahmeti nuk ka të drejtë të flasë për shqiponja, sepse, sipas tij, regjimi i tij ka pasur dorë në vrasjen e shumë komandantëve dhe veprimtarëve të UÇK-së.

“Ai që i thotë vetes shqiponjë, në fakt është vrasësi i shqiponjave. Le të tregojë Komandant Soravia kush i vrau komandantët Harun Aliu, Shaban Zenuni, Mazarin, Ridvan Nezirin e shumë të tjerë. Shqiponjat nuk i vret armiku, por i vrau pushteti i tij”, deklaroi Azizi.

Ai përmendi edhe rastet e montuara si “Sopoti”, “Monstra”, “Brodeci”, “Lagjja e Trimave” e të tjera, duke thënë se shqiptarët për 22 vite janë mbajtur të nënshtruar përmes skenarëve kriminalë.

“Ju nuk jeni shqiponja. Ju për 22 vjet nuk patë gropat në vendbanimet tona, nuk patë mungesën e ujit e kanalizimeve. Sytë ua zunë vetëm tenderat e Soravias”, theksoi ai.

Azizi e mbylli fjalimin duke bërë thirrje për mobilizim më 19 tetor: “Shqiptarët nuk do t’i falin këto ofendime. Do të ngrihen fuqishëm në një zë, për ta çuar Ali Ahmetin në pension politik”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments