Adnan Azizi në Tetovë: Rinia do të jetë zemra dhe motori i fitores më 19 tetor

0
9

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Adnan Azizi në Tetovë: Rinia do të jetë zemra dhe motori i fitores më 19 tetor

Shefi i shtabit qendror të VLEN-it për zgjedhjet lokale Adnan Azizi, ka marrë pjesë në panelin e sotëm të organizuar në qendër të Tetovës nga Forumi Rinor. Ai tha rinia do të jetë zemra dhe motori i fitores më 19 tetor, ndërsa i ftoi të gjithë të mobilizohen ditën e zgjedhjeve.

“Sa herë që rinia është në front, fitorja është në horizont dhe fitorja do të jetë e Bilall Kasamit dhe e VLEN-it më 19 tetorit. E ardhmja është rinia dhe ne po punojmë për brezin që do të vijë. Jeni rini e mrekullueshme dhe kam fatin që kam punuar ju gjatë këtyre ditëve. Jeni forca që më inspiron mua. As diskutohet fitorja e Bilall Kasamit, nuk dotë ketë balotazh”.

“Por këto ditë kontaktoni çdo shokë, familjarë e miq, që të dielën të votojnë njeriun më të suksesshëm. Kemi vendosur në arsim dhe çd kund. Kasami i largoi qentë endacak, e siguroi ujin e pijshëm dhe e pastroi Tetovën nga Bilall Kasami. Po ndërtojmë kapitull të ri që hap shpresë për Tetovën dhe për të rinjtë, te të cilit kemi shumë shpresë te ju. Ju jeni forca, zemra dhe motori i fitores më 19 tetor”, tha Azizi në fjalimin e tij.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5