Adnan Azizi-Lëvizja BESA
Ajo që i irriton dhe u shkakton më shumë neveri shqiptarëve në RMV nuk është dështimi i përfaqësimit dinjitoz të subjekteve politike shqiptare gjatë këtyre dy dekadave demokraci, por është mashtrimi bizar që u bëjnë përfaqësuesit e tyre duke ju hedhur hi syve e që ua nënçmon tejmase intelegjencën kolektive me trajtimin që ua bëjnë duke ju thënë: kemi të drejtën e përdorimit të flamurit kombëtar, u zyrtarizua gjuha shqipe, shqiptarët i kanë arritur gjitha të drejtat, kemi arritur barazinë e plotë me palen maqedone…
Dhe premtimet e së ardhmes që i ndëgjojmë në kontuinitet për çdo cikël zgjedhor: NATO, BE, investime kapitale, krijimin e vendeve të punës, mirëqenie për të gjithë….
Dhe momenti tjetër ende më irritues dhe neveritës është kur ndegjon krahasimin nga zvarranikët dhe servilët e e liderve partiak duke ju thurrur lavde heronjëve dhe baballarëve të kombit për të ‘arriturat’ dhe “heroizmin e bërë” e që faktikisht nuk korrespondon askund me realitetin; shqiptarët nuk janë shtetformues, flamuri kombëtar është i minimizuar dhe nuk lejohet përdorimi në gjithë territorin, gjuha shqipe nuk është zyrtarizuar dhe shumë premtime boshe që kurrë nuk u realizuan.
Dhe çka është më trishtuese, ekzodi masiv i shqiptarëve nuk ka të ndalur, duke e marrë rrugën pa kthim.