VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në këtë institucion. Propozim-ligji është sot në seancë plenare! Kështu ka reaguar nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa thotë se “kjo po ndodh në heshtje, me dorën e atyre që thonë se ‘kujdesen për shqiptarët’”.
Reagimi i plotë i Arbër Ademi:
Skandalet nuk kanë fund!
Shqiptarët dhe Marrëveshja e Ohrit po sulmohen nga çdo drejtim: institucionalisht, ligjërisht e politikisht.
Sot jemi dëshmitarë të një tjetër goditjeje të rëndë: VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshierjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në këtë institucion. Propozim-ligji është sot në seancë plenare!!
Dhe kjo po ndodh në heshtje, me dorën e atyre që thonë se “kujdesen për shqiptarët”…
Neni 96 që dëshirojnë ta fshiejnë nga Ligji ekzistues për Policinë thotë:
1) Gjatë punësimit në Polici, duhet të jenë të përfaqësuar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë qytetarët që i përkasin të gjitha bashkësive, duke respektuar kriteret e aftësisë profesionale dhe kompetencës.
2) Gjatë punësimit në Polici duhet të respektohet parimi i barazisë gjinore.