Të gjitha veprimet që i ndërmarrim janë në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, kështu u shpreh në “Rruga drejt”, Arbër Ademi duke nënvizuar edhe përfitimet e vendit nga anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO, shkruan Alsat. “Nuk ka ndonjë informacion kredibil, ndonjë kërcënim të drejtpërdrejt për stabilitetin, sigurinë e vendit dhe të regjionit. Të gjitha veprimet që ne i ndërmarrim janë në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë. Vetëm në situata të këtilla tani ne e shohim se sa ka qenë dhe sa është e rëndësishme të jemi pjesë e NATO-s. Më herët ka pasur retorika se çka është NATO, çka na sjell NATO, çka na sjell BE-ja, sot po e shohim se çka na sjell NATO dhe çka na sjell Bashkimi Evropian dhe çfarë do të thotë të jesh pjesë e organizatës më të madhe ushtarako politike në vend”, deklaroi Arbër Ademi, BDI.