Friday, May 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAdemi: Dëftesat janë pa para, nëse u kërkojnë para denonconi

Ademi: Dëftesat janë pa para, nëse u kërkojnë para denonconi

Disa ditë më parë Unioni i nxënësve të shkollave të mesme doli me deklaratë se javën e kaluar ka pasur ankesa nga nxënës të shkollave të mesme në më shumë qytete të shtetit se në shkollat e mesme paguhen taksa për dëftesat.

Ministri i Arsimi tha se zyrtarisht nuk është i njoftuar me atë raste. Ai ka inkurajuar të gjithë nxënësit dhe prindërit e tyre që të gjitha këto veprimet joligjore t’i denoncojnë në inspektoratin e arsimit.

“Zyrtarisht dhe formalisht në adresën tonë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nuk ka pasur asnjë ankesë. Por, siç është i njoftuar opinioni, ashtu edhe unë jam i njoftuar me një veprim të tillë. Ne si Ministri për arsim dënojmë fuqishëm veprimet të cilët i imponojnë nxënësit të paguajnë para. Dëftesat ne i japim falas dhe i inkurajojmë të gjithë nxënësit dhe qytetarët deri tek Inspektorati i arsimit të denoncojnë veprime të tilla joligjore”, ka deklaruar ministri i arsimit Arbër Ademi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments