Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAbazoviq: Në Ohër shkojmë si vëzhgues

Abazoviq: Në Ohër shkojmë si vëzhgues

K ryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq i cili pasi mori detyrën e shefit të Qeverisë, i kërkoi Kosovës që t’i bashkohet Ballkanit të Hapur, ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë vendi i tij me këtë iniciativë, pjesë e të cilës aktualisht janë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Abazoviq duke folur në Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore ka thënë se Mali i Zi shkon në Samitin e Ohrit që do të mbahet 7-8 qershor për të vëzhguar.

I pyetur rreth qëndrimit të Zëvendëskryeministrit malazez Rasko Konjevic i cili ka qenë i ashpër duke thënë se askush nuk mund të marrë obligime në emër të shtetit, Abazoviq ka thënë se kjo është “pjesë e taktikës dhe marrëveshjeve” që kanë për qëllim të ndajnë shoqërinë në Mali të Zi.

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, mban qëndrim kundër hyrjes së Malit të Zi në Ballkanin e Hapur, por Abazoviq thotë se politikën e jashtme e udhëheq Qeveria.

Sido që të jetë, ai thotë se nuk e ka plan ta bëjë malin e Zi pjesë të Ballkanit të Hapur.

“Nuk shkojmë në Ohër të bëhemi pjesë të Ballkanit të Hapur. Shkojmë si vëzhgues, do të analizojmë se çka është e mirë për vendin, nëse vlerësojmë se është diçka e mirë nuk kamë kundër asgjë që t’i bashkohemi iniciativës” ka thënë Abazoviq.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments