Papa Françesku tha më 8 dhjetor se Lutja e Zotit, më e rëndësishmja në fenë e krishterë që besohet se është thënë dikur nga vetë Krishti, është përkthyer keq për një kohë të gjatë dhe dëshiron që ajo të rishikohet.
Papa është marrë me të ashtuquajturën “peticioni i gjashtë” i Lutjes së Zotit, i cili tradicionalisht është recituar si “Dhe mos na udhëhiq në tundim”, me arsyetimin se Perëndia nuk do të kërkonte të çonte asnjë person në kryerjen e një mëkati.
Lajmi i revizionimit të propozuar ka shkaktuar tashmë reagime të shumta në internet, me disa që me sa duket besojnë se Papa dëshiron të ndryshojë vetë lutjen në vend të përkthimit. Vëzhgues të tjerë vunë në dukje se përkthimi, sipas të cilit preferohet nga Ati i Shenjtë, “Dhe mos lejo të biem në tundim” tashmë është përdorur nga besimet e tjera të krishtera për shekuj. Versioni i preferuar i Papës për lutjen në fjalë ka qenë prej kohësh në përdorim nga Kisha Katolike në Francë.