Rënia e flokëve që në moshë të hershme mund të jetë e trashëguar nga prindërit. Mirëpo, jo gjithmonë kjo gjë është gjenetike.
Stresi ndikon dukshëm në rënien e flokëve.
Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keq balancuara sjellin si rezultat një keq ekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.
Stresi kronik lidhet direkt me stresin, në shumë raste mund të humbisni flokët për shkak të stresit. Rënia më e shpeshtë e flokëve e shkaktuar nga stresi, nuk është e përhershme dhe flokët mund të rriten përsëri.