Jemi mësuar tani që fituesi i çmimit më prestigjioz individual në botën e futbollit, Topi i Artë, zakonisht fitohet nga lojtarët me tipare sulmues, rrallë herë ndonjë mbrojtës, e sa i përket portierit, ekziston vetëm një fitues në historinë e këtij çmimi.
Ai është Lev Yashin, ish-portieri i Dynamo Moscow dhe Bashkimit Sovjetik, i cili mban epitetin e portierit të vetëm që ka fituar çmimin e Topit të Artë
Yashini ose siç njihet me nofkën “Merimanga e Zezë”, e ka fituar Topin e Artë në vitin 1963, ai po ashtu është shpallur si portieri më i mirë i shekullit të 20-të.
Sipas FIFA-s, portieri rus i ka pritur mbi 150 penallti në futbollin profesional, më shumë se çdo portier tjetër. Ai po ashtu në 270 ndeshje nuk ka pranuar asnjë gol.
Për Bashkimi Sovjetik në atë kohë, Yashini është paraqitur 74 herë, ndërsa për klubin e vetëm ku ka luajtur, Dynamo Moscow, ai është paraqitur 326 herë.