Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniA do t’i merret shëndetësia Aleancës? Ja çka thonë në LSDM!

A do t’i merret shëndetësia Aleancës? Ja çka thonë në LSDM!

Nga LSDM theksojnë se nuk ka mosmarrëveshje në mes të partive politike të koalicionit qeverisës dhe se ende po zhvillohen bisedime për çështjet e hapura në lidhje me zgjedhjet kadrovike. Sipas tyre, të gjitha opsionet janë të hapura.
“Mes partive politike të koalicionit qeveritar nuk ka mosmarrëveshje. Qeveria, institucionet dhe bashkëpunimet funksionojnë në mënyrë normale dhe në interes të qytetarëve dhe në drejtim të plotësimit të reformave prioritare. Bisedat mes partive dhe brenda partive për disa çështje të hapura në lidhje me zgjedhjet kadrovike ende po zhvillohen. Në këtë drejtim, tashmë kemi kumtuar se të gjithë opsionet janë të hapura dhe pritet që së shpejti të sillen vendime”, nga LSDM.

Nga BDI përgjigjen rreth asaj se deri ku ka arritur procesi i zgjedhjes së emrave të ri për 2 postet që i takojnë kësaj partie.

Ata duhet të zgjedhin se kush do të jetë ministri i ri pa resor që do zëvendësojë kryetarin e tanishëm të Strugës Ramiz Merkon dhe zëvendës-ministër për arsim, pozitë me të cilën udhëhiqte kryetari aktual i Komunës së Çairit, Visar Ganiut.

Aleanca për shqiptarët ka dorëzuar emrin e kandidatit për ministër të shëndetësisë. Nga kjo parti hedhin poshtë spekulimet se atyre u është ofruar ndonjë ministri apo post tjetër. Por edhe nëse do t’u ofrohej, thonë se nuk do të pranonin një gjë të tillë.

Ndryshe nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri për Tv21 tha se ata tashmë kanë vendosur që Vullnet Ferati të jetë zëvendësues i Arben Taravarit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ne kemi qenë shumë të qartë dhe tashmë kemi dorëzuar emrin e Vullnet Feratit si kandidat për ministër të Shëndetësisë. Tani presim që edhe partitë tjera të kompletojnë propozimet e tyre me emrat dhe ato të propozohen në Kuvend nga kryeministri Zoran Zaev”, tha Elmi Aziri, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!