Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniA do të largohet Ali Ahmeti nga drejtimi i BDI-së, ja përgjigja...

A do të largohet Ali Ahmeti nga drejtimi i BDI-së, ja përgjigja e tij?

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përjashtuar mundësinë e largimit nga drejtimi i kësaj partie. Ai këtë e ka theksuar në intervistën me analistët në kanalin TVM2 në servisin publik të Maqedonisë.

“BDI ka hap një kapitull të ri për 20 vitet e ardhshme. Atë themel për 20 vitet e ardhshme, unë do të vendos me bashkëpunëtorët më të afërt dhe më të vjetër dhe ai themel do të jetë supet e mija që do të dalin gjenerata të reja, që do të udhëheqin atë platformën për 20 vitet e ardhshme. Nëse nuk kam krijuar kuadro për këtë, unë s’kam bërë asgjë. Ai themel nuk bëhet pa mua. Por njëherë ta fillojmë këtë proces për 20 vitet e ardhshme”, theksoi Ahmeti, duke iu përgjigjur pyetjes se a do ta mbajë premtimin e dhënë se do të largohet nga froni i kreut të BDI-së pas anëtarësimit të vendit në NATO. (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments