Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniA do të jetë ministër i shëndetësisë Ziadin Sela? Ja çfarë thotë...

A do të jetë ministër i shëndetësisë Ziadin Sela? Ja çfarë thotë Taravari

Fituesi i zgjedhjeve në Gostivar, Arben Taravari, ka konfirmuar se sot pas dite do të dorëzojë dorëheqjen nga posti i ministrit të shëndetësisë, transmeton Struga Ekspres.
“Sot planifikoj ta deponoj dorëheqjen dhe prej nesër filloj me funksionin e ri si kryetar i Gostivarit. Menjëherë kam në plan të filloj me punë dhe të siguroj kushte më të mira për jetë me qytetarët”, theksoi Taravari për Fokus.

Ai shton se në parti ende nuk kanë biseduar kush do ta marrë udhëheqjen e ministrisë së shëndetësisë pas largimit të tij.

“Nuk besoj se Zijadin Sela do të bëhet ministër. Ai do të mbetet deputet. Do të jetë dikush nga partia jonë, por tek do të negociojmë. Tani për tani nuk ka ndonjë emër”, shtoi Taravari.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments