Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKSHZ përcaktoi katër partitë që do të kenë përfaqësues në Këshillat zgjedhor

KSHZ përcaktoi katër partitë që do të kenë përfaqësues në Këshillat zgjedhor

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) informoi se VMRO-DPMNE, LSDM, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lëvizja BESA do të kenë anëtar në Këshillin zgjedhor për zgjedhjet e 12 prillit, transmeton Portalb.mk.

Katër partitë e fitojnë këtë të drejtë si rezultat i zgjedhjeve të fundit, ku dolën katër partitë më të mëdha në vend.

KSHZ-ja gjithashtu kërkoi nga këto parti të propozojnë emrat për anëtarë të Këshillit.

“Në pajtim me ligjin, kemi dërguar deri te ata të cilët në zgjedhjet e fundit kanë fituar më së shumti vota thirrje që të parashtrojnë propozime deri sot në mesnatë”, tha kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski.

Ai sqaroi edhe çështjen e reklamimin të paguar politik për partitë gjatë fushatës, ku theksoi se vetë partitë politike duhet së bashku të vendosin në lidhje me kohën, në pajtim me kornizën ligjore.

“Për këtë shkak është mirë, siç çdoherë që ulen, të ulen dhe të arrijnë marrëveshje për shfrytëzimin e hapësirës”, tha Derkoski.

Ai përsëriti se ne listën zgjedhore do të jenë edhe të rinjtë që do të mbushin atë ditë 18 vjet, por mund të votojnë vetëm nëse kanë letërnjoftim ose pasaportë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!