Pas votimeve nëpër Këshillat vendor të BDIsë së Shkupit, është vendosur që Izet Mexhiti të jetë bartës i listës së deputetëve në njësinë e parë zgjedhore.
Këtë e kanë konfirmuar burime jozyrtare brenda subjektit.
Këto burime theksojnë se Mexhiti ka përkrahje të padiskutueshme brenda strukturave partiake.
Mexhiti ka qenë disa mandate kryetar i komunës së Çairit, dhe për momentin është nënkryetar i BDI-së dhe kryetar i degës së Çairit./Gazeta Express/