Struga Trim Lum,Shkendija, Akademia Pandevi dhe Bregallnica janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Pas barazimit 1:1 në Tetovë, Shkëndija dhe Rabotniçki u ndalën me barazim 2:2 edhe ndeshjen e dytë çerekfinale të zhvilluar sot në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa falë golave si mysafirë tetovarët morën kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës. Golat për kuqezinjtë i realizuan Nafiu dhe një supergol shënoi Besart Ibraimi, ndërsa Rabotniçki dy herë gjeti rrjetën përmes Jevtovskit dhe Krstovskit. Në Tetovë kualifikim për në gjysmëfinale ka marrë Struga Trim Lum, që mundi Renovën me rezultat 1:2, përderisa ndeshja e parë e luajtur ndërmjet këtyre dy ekipeve u mbyll me barazim pa gola. Nga Kupa është eliminuar skuadra e Shkupit, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 ndaj Akademia Pandevit në Strumicë, teksa ndeshja e parë e zhvilluar në Çair u mbyll në favor të skuadrës nga Strumica me rezultat 0:1. Ndërkohë edhe Bregallnica ka marrë një biletë për në gjysmëfinale, pasi me rezultat të përgjithshëm 5:1 eliminon Labunishtën.