Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBujar Osmani: Pa mbështetjen e shqiptarëve, nuk na duhen favorizime nga parti...

Bujar Osmani: Pa mbështetjen e shqiptarëve, nuk na duhen favorizime nga parti politike

Nuk duam të jemi të preferuarit e akujt, pos të
qytetarit shqiptarë. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në emisionin
“200” në Alsat-M, ka thënë se, megjithëse me LSDM-në e Zoran Zaevit kanë
marrëdhënie të mira dhe korrekte, megjithatë ka edhe qëndrime të
ndryshme mes tyre.
“Ne kemi raporte të mira me LSDM-në. Ja tani, në mbledhje të Qeverisë
diskutuam për krizën e emigrantëve, koronavirusin, për nevoja të
njerëzve. Raporte të mira me LSDM-në do kemi edhe në të ardhmen. Por,
çështja e emërtimit të shkollave me emra shqip, sidomos në ato shkolla
ku 100 për qind nxënësit dhe mësimdhënësit janë shqiptarë, është çështje
emocionale për ne. Nëse ka dilema, le të ulen institucionet dhe të
sqarojnë të njëjtat. Por, nuk duhet të ketë deklarata paraelektorale. Ne
si parti e kemi parim që të mos i komentojmë deklaratat parazgjedhore,
sepse e dimë se nuk janë parime që kanë të bëjnë me nevojën e
qytetarëve. Prandaj ne nuk kemi bërë lojëra politike në këtë drejtim. Ne
vetëm tregojmë se çfarë kemi bërë dhe çfarë bëjmë për qytetarët”, është
shprehur Osmani, ndërsa ka shtuar se ndryshe nga partitë tjera, BDI nuk
merret me lojëra politike në kohë fushate parazgjedhore.
“Ne nuk kemi bërë as lojëra e tentime për koalicione, sepse njerëzit
janë lodhur nga këto lojëra politike. Qytetarët duan të dinë se çfarë
bëmë për ta dhe çfarë do të bëjmë, prandaj BDI ka qenë larg debateve
kush me kë koalicion, pse dhe si… Nëse i shihni konferencat ditore të
BDI-së, ato janë llogaridhënie se çfarë kemi bërë për qytetarët.
Fjalorin zgjedhor nuk e marrim si serioze në këtë periudhë
parazgjedhore. Ndërsa sa i takon nevojës për implementimin e së drejtës
dhe ligjeve, ju e dini se tema kryesore e BDI-së në këto zgjedhje është
Vetingu. Ne e imponuam si temë dhe zgjedhje ligjore dhe të drejtën
selektive si kancer të kësaj shoqërie”, ka thënë Osmani.
Ne, ka vijuar më tej ai, nuk pretendojmë që jemi parti e njëjtë sikurse
LSDM. “Kemi qëndrime të ndryshme, përfaqësojmë elektorate të ndryshme
dhe kur ulemi në koalicion, bëjmë kompromise për të mirën e qytetarëve.
Nuk duhet të habiteni nëse kemi qëndrime të ndryshme me LSDM-së, sepse
po të ishte ndryshe, atëherë do të shkriheshim në LSDM sikurse bëri edhe
BESA. Andaj, nuk e di pse duhet dikush të habitet me dallimet që kemi ne
si dy parti me dy elektorate të ndryshme”, tha Osmani në emisionin
“200”, ndërsa ka treguar edhe arsyet pse BDI në zgjedhjet e 12 prillit
do të dalë e vetme.
“Ne fare nuk na hyn në udhë kë kush e favorizon. Ne duam të na
favorizojë populli, votuesi shqiptarë dhe kjo është ideja e funksionimit
politik të BDI-së dhe kjo është arsyeja pse kemi dalë të vetme në
zgjedhje, duke folur kryesisht për njerëzit dhe çfarë kemi bërë për ta.
Për këtë ne kërkojmë mbështetjen e shqiptarëve. Po nuk e morëm ne
mbështetjen e shqiptarëve, ne nuk na duhet favorizimi nga asnjë parti
politike. Nëse qytetarët janë të kënaqur nga ajo që kemi realizuar,
shpejtë ose ngadalë, ne duam të kemi kredibilitet më tutje”, tha Osmani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!