Këto janë kandidatët e BDI-së për deputetë nga komuna e Likovës (FOTO)

0
19


Berat Ajdari nga fshati Sllupçan është propozim i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Likovë për bartës liste në Njësinë e dytë zgjedhore, shkruan gazeta KOHA.

I dyti në listë, si propozim i Degës është Atulla Kasumi nga fshati Hotël dhe e treta Gilxhane Saqipi nga Vaksinca. Në listë është edhe kryetari i Degës së BDI-së Likovë, Mirsad Ibraimi nga Likova.

I diplomuar në Informatikë, Berat Ajdari është invalid i luftës, njëherësh kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Komunën e Likovës dhe Kumanovës. Prej vitesh punon në Qendrën për Menaxhim me Kriza. (koha.mk)