Kanë mbërritur dy shtetasit kinez të cilët punojnë në Maqedoni. Testimet e para të cilat I kanë bërë ekipet e epidemiologëve kanë treguar se nuk kanë shenja që tregojnë se personat janë me virus. Para se të vijnë në Maqedoni, ata kanë qëndruar në vetë izolim për dy javë në shtëpitë e tyre të cilat ndodhen 1000 km larg Vuhanit, vatrës së virusit vdekjeprurës. Me rekomandim të autoriteteve kompetente, tani ata i janë nënshtruar një vetëizolimi tjetër dy javor në Kërçovë. Derisa paraqiten shenja të virusit të njejtit do të hospitalizohen në Klinikën Infektive në Shkup. Gjatë javës së ardhshme pritet të arrijnë edhe punëtorë të tjerë kinez që punojnë në Maqedoni, të cilët do ju nënshtrohen të njejtave procedura.
Folëm me personat e ardhur nga Kina për gjendjen e tyre shëndetësore. Ata na thanë se në periudhë prej 14 ditësh derisa kanë qëndruar në vetëizolim nuk kanë pasur asnjëfarë simptomatologjie klinike që lidhet me këtë sëmundje. Pavarësisht kësaj, Inspektor I Institutit të Shëndetit Publik në përputhje me vendimin tonë për vendosje nën mbikqyrje I vendosi dy personat nën mbikëqyrje shëndetësore, për 14 ditë, aq sa është periudha e inkubacionit për virusin Covid19. Personat do të vendosen në fshatin izvor të Kërcovës në një barakë adekuate në vetëizolim. 2:15 e njejta procedurë do të bëhet me të gjithë personat që do të vijnë në Aeroportin tonë sepse vijnë më paralajëmrim paraprak- deklaroi Zharko Karaxhoski, Instituti I Shëndetit Publik.
Alsat