Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionGodet Nusret Ziba: Qytetarët janë të zhgënjyer dhe të dëshpëruar nga pushtetarët...

Godet Nusret Ziba: Qytetarët janë të zhgënjyer dhe të dëshpëruar nga pushtetarët pseudo patriot që mbollën përçarje, është koha për veprim dhe ndryshim


Nga Nusret Ziba

12 Prilli dhe shqiptarët në RMV

Tashmë po bëhen 3 dekada “DEMOKRACI” , ku qytetarët ne RMV e sidomos ata shqiptarë janë ballafaquar me një seri zgjedhjesh qofshin ato lokale apo qëndrore(parlamentare). Një seri zgjedhjesh të cilat çdoherë e më tepër kanë prodhuar zhgënjim dhe dëshpërim. Pas çdo cikli zgjedhor qytetarët ndjehen më të mashtruar, ata ndjehen më të varfëruar e më të pa shpresë.
Ky varg ciklesh zgjedhore mandatoi njerëz, i veshi ata me pushtet për t’i zgjidhur hallet e qytetarëve por ata pa përjashtim jo që nuk e bën atë, por përkundrazi i dëmtuan buxhetet e qytetarëve, i varfëruan ato e në anën tjetër i rriten buxhetet e veta dhe të familjarëve te tyre.
Pushtetarët e deri sotëm pa përjashtim nuk zgjodhën asnjë nga problemet jetike me të cilat ballafaqohemi çdo ditë. Ata jo vetëm që nuk i zgjodhën por përkundrazi i mbytën vendbanimet sidomos ato shqiptare me deponi të egra që nga Struga deri në Kumanovë, i lanë vendbanimet tona pa infrastrukturë të mirëfilltë rrugore, me sisteme të ujsjellëse-kanalizime që nga koha e ish sistemit dhe pa kurrfarë përkujdesje e mirmbajtje.
Pushtetarët e deri sotëm jo që nuk hapën perspektiva për investitorë të cilat do të hapnin kapacitete të reja prodhuese për t’a punësuar fuqinë punëtore (sidomos të rinjtë) por përkundrazi i shkatrruan dhe ato ekzistueset.
Pushtetarët e deri sotëm e kanë patur gojën plotë integrime e eurointegrime, patriotizëm e atdhe dashuri e në anën tjetër nuk kanë qenë gjë tjetër pos ithtarë të tenderointegrimeve, ithtarë të tenderopatriotizmit dhe të vrasjes së perspektivës sonë.
Andaj qytetarët e mij të dashur ju jeni pjekur mjaftueshëm politikisht në gjithë këto cikle zgjedhore, ju do të dini t’i dalloni kësaj here ata që i rriten buxhetet e tyre dhe të familjarëve të tyre, ju do të dini t’i dalloni ata që ndërtuan piramidën nepotiste nëpër institucionet tona duke sistemuar familjarët e tyre dhe bandën që i rrethon, ju do t’i dalloni kësaj here ata vrasës së shpresës së rinisë sonë, ju do t’i dalloni ato pseudo patriotë dhe fjalë mëdhenjë që kanë mbjellë vetëm varfëri e përçarje.
Kësaj here ju të dashur votues do të dini të dalloni të bardhën nga e zeza, të mirën nga e keqja, dhe t’i mandatoni ata që do t’i përfaqësojnë me dinjitet interesat tuaja. Do t’i votoni ata të cilët nuk kanë qenë të sprovuar deri më sot me petkun e pushtetarit.
Do t’i votoni ata opozitar të mirfilltë që kanë treguar se edhe duke qenë në opozitë dinë t’i mbrojnë interesat tuaja me dinjitet.
Do t’i votoni ata opozitar qe kanë treguar konzistencë, vendosmëri dhe qëndrueshmëri në veprimet e tyre opozitare.
Dhe për ta bërë këtë kësaj here nuk do ta keni vështirë, sepse ju jeni tashmë të pjekur politikisht.
Është#kohapërveprim#kohapërndryshim#meBESË.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!