Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBexheti: Zgjedhjet më 12 prill do ta sjellin ndryshimin e shumëpritur në...

Bexheti: Zgjedhjet më 12 prill do ta sjellin ndryshimin e shumëpritur në vend

Me shpërndarjen e Kuvendit, u hap rruga zgjedhjeve të 12 prillit, të cilat pa dyshim se do ta sjellin ndryshimin e shumëpritur në vend dhe se partia shqiptare qeverisëse ka pasur më shumë se kohë të mjaftueshme për ta dëshmuar veten dhe për t’ju ndihmuar shqiptarëve të cilët për vite me radhë i trajtoi vetëm si vota për ta siguruar veten dhe asgjë më tepër. Këtë e theksoi në konferencën për shtyp zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti.

“Populli nuk mund të manipulohet më sepse janë të vetëdijshëm se vetëm me BDI-në rastet e montuar politike ndaj shqiptarëve nuk marrin fund, ndërkaq fajtorët për keqtrajtimin e shqiptarëve me BDI-në gjithmonë mbesin të pa dënuar. Duke filluar nga ikja e Nikolla Gruevskit, mos arrestimi i Gordana Jankullovskës, mos dënimi i Trajko Veljanovskit për 27 prillin, lirimi i vrasësit të Almirit, deputetët e inkriminuar të BDI-së në vepra penale siç është rasti i Xhevat Ademit, Ejup Alimit janë vetëm disa nga rastet publike për të cilat populli e din se përgjegjës është vetëm BDI gjykatësit dhe prokurorët e instaluar të së cilës zbatojnë drejtësi selektive në vend. BDI ka dështuar në aspektin ekonomik dhe zhvillimor, duke mbajtur rekordin historik të dështimeve në investime kapitale” tha Bexheti.

Bexheti nënvizoi se ekonomia shënon rënie në vendbanimet shqiptare, përderisa papunësia e të rinjve në Maqedoninë e Veriut zë vendin e tretë në botë, ndërsa papunësia e shqiptarëve në vend është alarmante dhe larg përqindjes që kushtetuta e obligon gjë që rriti përqindjen e migracionit.

“Agjencia për Rini dhe Sport si dhe Agjencia për Planifikim Hapësinor në nivel udhëheqës vazhdon të jetë me 0 për qind shqiptar dhe 100 për qind maqedonas. Gjykata supreme ka 88.9 % të punësuar maqedonas dhe 0 për qind të punësuar shqiptarë. Enti Shtetëror për Statistika 90.1 maqedonas dhe vetëm 3.3 për qind shqiptarë, Instituti për Standardizim 100 për qind maqedonas dhe 0 për qind të punësuar shqiptarë. As drejtoritë e ministritë nuk respektojnë përfaqësimin adekuat të shqiptarëve ku përafërsisht nëse i mbledhim të gjitha, duke i futur edhe manipulimet me përkatësinë etnike del se vetëm afër 12 për qind nga numri total i të punësuarve në administratën publike janë shqiptarë” thotë ai.

Zëdhënësi Bexheti akuzon se fondet dhe subvencionet shtetërore zbatohen vetëm për pushtetarët. Derisa situata në arsim është rënduar aq shumë, sa BDI nuk arriti të sigurojë as shkolla e as arsim shqip në shumë vendbanime siç është Çashka, Bllaca, Idrizova, Vizbegu, Manastiri, Reçica e Vogël e të tjera.

Zëdhënësi Bexheti paralajmëroi se ditëve në vijim Departamentet e Aleancës për Shqiptarët do t’i bëjnë transparente të gjitha detajet e dështimeve të ministrive përkatëse.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!