Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMisajllovski i VMRO-së: Të gjitha opsionet e hapura nëse nuk shpërndahet Kuvendi

Misajllovski i VMRO-së: Të gjitha opsionet e hapura nëse nuk shpërndahet Kuvendi

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski në edicionin e sotëm të emisionit “360 gradë” që do të transmetohet sonte në Alsat tha se në rast se të dielën nuk shpërndahet Kuvendi, VMRO ka shqyrtuar të gjitha opsionet, dhe se nuk përjashtohet dalja në rrugë dhe masat e tjera demokratike. Ai thekson se është e domosdoshme që VMRO të pret deri të dielën.

“Ne nuk i kemi numrat dhe nuk mund të udhëheqim me proceset, flas për proceset që janë në Kuvend që lidhen me rregulloren. Qëllimi i kësaj krize momentale është për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike. LSDM po tenton të ikë nga zgjedhjet në mënyrë që të sjellin ligje populiste që tu adresohen qytetarëve, posaçërisht atyre të bllokut shqiptar, por nuk do të kenë sukses. Për këtë VMRO mbetet në Kuvend deri të dielën, pastaj do të vendosim në parti nëse do të dalim në rrugë ose do të marrim masa tjera demokratike, I kemi shqyrtuar të gjitha opsionet në Komitetin Qëndror, por kemi vendosur që të qëndrojmë në Kuvend deri të dielën”-pohoi Misajllovski.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments