Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiReagon ashpër BESA e Strugës: Biznesi shqiptar mbetet i kërcënuar, i rrezikuar...

Reagon ashpër BESA e Strugës: Biznesi shqiptar mbetet i kërcënuar, i rrezikuar dhe i pambrojtur!

REAGIM

Të nderuar qytetarë
Të nderuara mediume

Sipas burimeve të sigurta të ardhura ne adresën tonë, duke dashur të njëjtat të mbeten anonime, me shqetësim marim vesht se qyteti ynë po zhveshet edhe nga një ingerenencë tejet të rendesishme institucionale.
Si na bëhet e ditur, bëhet fjalë për Njësinë rajonale të inspektoratit shtëtëror të Tregut, e cila deri në momentet që e shkruajmë këtë reagim eshte me ingerenca të plota me qendër në qytetin tonë -Strugë, duke mbuluar njëkohësisht edhe qytetin e Dibrës.
Mirepo si rezultat e lëshimeve të vazhdueshme, në kuadër të pazareve të ulëta të cilat i bën cdo ditë partia në pushtet ,gjithmonë në dëm të afaristit dhe biznesit shqiptarë, edhe kësaj radhe del që i shet interesat e biznesit shqiptar pa fijen e turpit dhe përgjegjësisë.
Në rastin konkret tentohet që të gjitha ingerencat në sektorin e inspekoratit shetëtëror të tregut per qytetin e Strugës dhe Dibrës ti jepen Njësisë rajonale -Ohër, dhe me këtë përseri biznesi shqiptar të mbetet i kërcënuar , i rezikuar dhe i pambrojtur.
Kjo nisme njëkohësisht bie ndesh edhe me procesin e decentralizimit fiskal dhe financiar te cilin ky pushtet nuk arriti ta lëvizë para as edhe një hap të vetëm.

Për ate shkak, Lëvizja BESA -dega Strugë bën apel duke insistuar fuqishëm që të hiqet dorë nga këto tendenca retroverze, dhe në kundërshtim te plotë me interesat e afaristëve dhe biznesit shqiptar i cili operon në qytetin tone dhe ate dibran.

#🇦🇱Nëmbrojtjetëbiznesitshqiptar
#🇦🇱Barazi
#🇦🇱Ekonomi
#🇦🇱Stabilitet
#🇦🇱Ardhmëri

Lëvizja BESA-Strugë
01.02.2020

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!