Kjo llogaritje absolutisht nuk është parazgjedhore, nuk ka pse të llogaritet në aspekt parazgjedhor. Ajo që është një proces, është një proces, dhe duhet të përmbushet”-tha Edmond Ademi-Koordinator Kombëtar për UNESCO.
Misioni i UNESCO-s, prej dje është në Ohër, por vizita e tyre bëhet shumë larg syve të publikut. Sot autoritetet lokale vetëm na konfirmuan, se ata janë takuar me kryetarin Konstantin Gjorgjievski dhe më pas janë larguar për në Strugë. Ndërkohë, ambientalistët thonë se mbetet të shihet se si do të jetë raporti i UNESCO-s.
Të gjithë prisnin që të bëhet më shumë, dhe me urgjencë. Procedura duhet të përshpejtohet, për shkak të problemeve të mëdha, veçanërisht rreth urbanizmit”-pohoi Gjoko Zoroski-Shoqata e Ekologëve të Maqedonisë.
Nëse janë regjistruar 1,046 ndërtesa pa leje në zonën e Ohrit, nga të cilat 409 ishin në zonën e mbrojtur, sipas regjistrit të dërguar nga Kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko, në Ministrinë e Transportit, në Komunën e Strugës ka pasur 3,330 objekte për të cilat kërkohet legalizim.